Kishte 3 muaj që punonte në lokal, sot varrimi për viktimën e pafajshme në Don Bosko

by author

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Advertisements

E vdekur në vend mbeti banakierja, Mimoza Paja, 59-vjeçe, një viktimë e pafajshme, e cila kishte rreth 3 muaj që kishte filluar punë në lokalin e Fatjon Muratit.

Advertisements

Paja banonte në të njëjtën lagje ku ndodhet dhe lokali në rrugën “Josif Shkëmbi”.

Nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur shtetasit Sahit Murati, Astrit Mera, Emanuel Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli.

Dyshohet se objektiv mund të ketë qenë, xhaxhai i Fatjon Muratit, Sahit Murati, i cili mundi të shpëtonte me lëndime të lehta.

Ndërkohë nga thyerja e xhamave të lokalit mbeti e plagosur dhe një vajzë në moshën 10-vjeçare.

Kush është Fatjon Murati?

Fatjon Murati dyshohet se ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Nuk dihet nëse shpallja në kërkim ka lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen e Fushë-Krujës. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë.

Në masakrën e Fushë-Krujës mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha, të cilët u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi në makinën Volksëagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit. Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë prej tyre u shkrumbuan. Vetëm Vata mundi të dalë nga makina, por agresorët u rikthyen sërish dhe u siguruan të vdiste. Viktimat ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjesëtarë te grupit kriminal të Ervis Martinajt.

TË NGJASHME