Klodiana Lala rrëfen historinë e trishtë të banakieres që u vra në Tiranë: Fation Murati ndodhej në vilën luksoze, ti laje gota! Klithmat e mbesës 10-vjeçare

by author

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer historinë e trishtë të Mimoza Pajës, 60-vjeçares e cila një ditë më parë mbeti viktimë aksidentale e atentatit me armë zjarri në zonën e Don Boskos, ku u plagosën edhe 5 persona të tjerë.

Advertisements

Lala thotë ndër të tjera se ndërkohë që Fation Murati duhet të ishte në burg, ai jetonte i lirë në vilën e tij luksoze, ndërsa Moza lante gota për të mbajtur familjen.

Advertisements

“Moza eshte viktima e radhes e pafajshme qe ekzekutohet nga vrases gjakftohte te cilet nuk kursejne askend.

Nuk kursyen as Mozen, ate grua fisnike qe rropatej per te rritur mbesën, e cila po rritej nen kujdesin e gjyshes pas divorcit te prindërve dhe martesës se nenës me nje shqiptar te Kosovës”, shkruan Lala.

Postimi i Klodiana Lalës

Mimoza Paja u qellua pa mëshirë nga një dore kriminale mbrëmjen e së dielës në zonën e Don Boskos në Tiranë. Një masakër e tmerrshme me 1 te vrare e gjashte 6 plagosur. Klithmat mbesës 10-vjecare teksa thërriste nenen, tronditen zonen.

E vogla mbeti e lënduar nga ciflat e xhamave qe u shpërndanë nga plumbat e armeve.

Ndërsa Mimoza, 60 vjeçe gjyshja e saj e dashur mbeti pa jete. Aty ne derën e lokalit ku punonte si banakiere, lokal ne pronësi te një emri te njohur te botes se krimit: Fation Murati!

Qe do duhej te ishte ne burg, jo ne vilen e tij luksoze.

Moza siç e thërrisnin te gjithë kishte patur një jete te vështirë. Te trashtë. Ne moshen 5-vjecare, ajo, dy motrat dhe vëllai mbeten jetime. U rriten me shume vështirësi.

Ajo sikurse dhe motra e vëllai krijuan jetën e tyre.

Moza solli ne jete 3 vajza dhe 1 djalë.

Dukej sikur gjithçka ne jetën e saj po shkonte me se miri.

Por jo.

Humbja e vellait te vetëm do ta trondiste shume.

Dhimbje qe nuk e kaloi kurrë.

“Ah sa vuajti” kujton mes lotësh një e afërme e saj. Vitet e fundit ajo nisi pune si banakiere. Ndërsa u zhvendos me qira vetëm 10 metra larg lokalit ku u qellua për vdekje.

‘Si ua beri zemra ta qëllonin- vijon me tej e afërmja- per bukën e gojës punonte’.

Moza është viktima e radhës e pafajshme qe ekzekutohet nga vrasës gjakftohte te cilët nuk kursejnë askënd.

Nuk kursyen as Mozen, ate grua fisnike qe rropatej per te rritur mbesën, e cila po rritej nen kujdesin e gjyshes pas divorcit te prindërve dhe martesës se nenës me nje shqiptar te Kosovës.

Atë grua qe mbylli sytë me një peng te madh, qe la pas nje vajze te vogel qe me gjase sdo mundet ta harroje kurre tragjedine qe I ndodhi ne pak sekonda para syve. Qe pa gjyshen pa jete e te mbuluar nga gjaku.

Mimoza, na fal qe ste mbrojtem dot

“Hengshit kokat’, tha dikur i pari i qeverise. Nuk besoj ta kishte për ty. Sepse ti meritoje respekt e vëmendje.

Mimoze na fal!

Fation Murati duhet te ishte ne burg. Sepse nëse shteti do e kishte kyçur ne qeli, mbase sot ti do ishe gjalle.

Ai u lirua.

Drejtësia i mbylli sytë, edhe pse dinte kush ishte ai, edhe kur e shpalli ne kërkim per masakrën te mbikalimi i Fushe Krujes ku viktima mbeten Brilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha.

Se shpjegoj dot si mundi te dale.

Sepse ai u arrestua për nje arsenal armesh. Por mesa duket per te fortet te tere mbyllin nje sy e nje vesh.

Fation Murati ndodhej ne vilen luksoze kur ti rropateshe duke lare gotat ne banak e pranë teje rrinte mbesa jote.

Plumbat mbi trupin tend jane plumba qe na kanë vrare sot te gjitheve.

Ne fal Mimoze qe ste mbrojtem dot!

Te gjithë jemi fajtore

TË NGJASHME