Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, mëngjesin e së premtes ka dhënë një lajm shumë të bukur, lindjen e trinjakëve në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Advertisements
Foshnjat e sapolindura quhen Kajla, Kain dhe Krid. Sipas ministres, deri më tani rreth 200 mijë familje shqiptare kanë përfituar nga mbështetja financiare e qeverisë.
Advertisements
“Mirë se erdhët Kajla, Kain dhe Krid!Në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” kanë ardhur në jetë trinjakët të cilët gëzojnë shëndet të plotë dhe secili përfiton bonusin e bebes në masën 120 mijë lekë. Mirënjohje mjekëve dhe infermierëve të këtij Materniteti për shërbimin e përkushtuar dhe profesionalizmin në kujdesin ndaj jetës.
Rreth 200 mijë familje që janë gëzuar me ardhjen në jetë të fëmijëve të tyre kanë përfituar mbështetjen financiare të qeverisë për çdo të porsalindur përgjatë pesë viteve të fundit. Ky program do vijojë të mbështesë familjet që jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipëri”, shprehet ministrja.