Monedhat e huaja vijojnë rënien përballë lekut shqiptar. Të mërkurën, në tregun e këmbimit valutor, leku forcoi pozitat krahasuar men jë ditë më parë.
Advertisements
Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro dhe dollari u zhvlerësuan përkatësisht me 1.10 lekë dhe 0.62 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Advertisements
Një euro sot këmbëhet me 103.20 lekë, duke prekur nivele ende më të ulëta që nga sezoni turistik veror në vend. Ndërsa nëj dolalr këmbëhet me 94.71 lekë.
Gjithashtu zhvlerësim përballë lekut kanë pësuar edhe paundi britanik, franga zvicerane si dhe të gjitha monedhat e tjera.
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se këmbimi valutor luhatet brenda intervaleve të pritshmërisë dhe reflekton kërkesë ofertën e tregjeve.