“Ma futi me kosore në kokë”. Historia rrëqethëse, si tentuan ta vrasin familjarët?

by author

Një histori dh u ne dhe tentativë v rasje është trajtuar sot në emisionin “Me zemër të hapur”, me në qendër konfliktin e precipituar të dy vëllezërve nga fshati Ukth i Pukës.

Advertisements

81-vjeçari Nikoll, së bashku me të birin, David , kanë rrëfyer kalvarin e gjatë të një konflikti, që mesa duket e ka zanafillën shumë vite më parë, si shkak i bashkëjetesës së përbashkët të dy familjeve të mëdha.

Advertisements

David thotë se është dh u nuar pabesisht, nga një lloj dhune që çon në tentativë për vr asje, por nga ana tjetër me lot në sy 81-vjeçari rrëfen momentet e vështira të dh unës verbale dhe psikologjike që, sipas tij, vëllai i tij ushtron ndaj tij dhe bashkëshortes. 81-vjeçari Nikoll Lleshaj dhe bashkëshortja e tij jetojnë brenda një stani bagëtish, për shkak të kësaj dh u ne dhe këtij presioni.

Nikoll Lleshaj: Jam baba i 8 fëmijëve, për mua kujdeset djali im David pasi të tjerët janë jashtë Shqipërie. Më kanë det yruar të largohem nga banesa së bashku me bashkëshorten pasi vëllai im më ka ushtruar presion psikologjik dhe fëmijët e tij kanë ushtruar dh u në ndaj djalit tim. Unë atë ditë kam qenë në spital, atë ditë që u shemb banja.

David Lleshaj: Në 2014 jam larguar nga fshati dhe jam zhvendosur në Tiranë, por shkoja shpesh në fshat te babai dhe nëna sepse i ndihmoja për shkak se kanë bagëti. Mirpo babin dhe mamin e kanë detyruar të largohet nga banesa dhe ai sot jeton brenda stanit të bagëtive. Xhaxhai dhe djemt e tij kanë shembur banjën dhe babai im 81 vjeç që të shkoj të lahet në një fshat tjetër te daja i tij. Ka ardhur një grup i posaçëm pa dijenin time, të cilët kanë bërë matje dhe kanë konstatuar një tub që të kalohej te prona ime.

Që nga 5 nëntor i 2020 babi im dhe vëllai i tij nuk janë takuar më kurrë. Mami është me probleme nga zemra, në datë 5 nëntor 2020 unë nga fshati do shkoja të pija një kafe në rrugë, më doli djali i xhaxhit, ku më kërkoi që si do të bëhej puna e problemit me objektin e banjës, në atë kohë unë i thash se këtë gjë e zgjidh shteti, ai atë moment pabesisht më që llon me kosore ne kokë. Pastaj ai ka ikur me vrap dhe ka shembur banjën, babit tim i kanë vjedhur 50 bagëti dhe i kanë kërkuar mos të bëjë denoncim.

Inspektori i zonës nuk më ka marrë për bazë asnjë nga shqetësimet, madje kush nga familjet jep më shumë para ai ndihmohet. Ata më dhu n uan, më shka tërruan pronën dhe sot jemi në një gjendje të tillë. Gjithë faji është i organeve kopetente që nuk e morën kurrë parasysh këtë ngjarje se kjo ishte një tentativë v r asje. Unë kam bërë kallëzim kundër atij djalit të xhaxhait, por asgjë nuk është vepruar.

TË NGJASHME