Video e një vajze italiane është bërë shumë virale në rrjet dhe ka ngritur reagime të shumta në rrjetet sociale. Ajo është Ivana, e cila ka ardhur në Shqipëri me pushime dhe përmes një video është shprehur e indinjuar se si të rinjtë shqiptarë kanë kaq makina të shtrenjta dhe çfarë pune bëjnë ata për ta justifikuar këtë gjë. Ivana përmend makinat e shtrenjta të të rinjve, të cilat kapin edhe shifrat 100 mijë euro.
Advertisements
Në videon në fjalë, ajo u kërkon të rinjve shqiptarë që ta mësojnë edhe atë se si të blejë një makinë kaq luksoze. Madje ajo shprehet: “Mund të jem krahu i juaj i djathtë, do të jem besnike. Më mësoni zanatin”.
Advertisements
Ditën e sotme, Ivana ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregoi se ishte në vendin tonë pasi partneri i saj është shqiptar.
“Kisha menduar gjithçka, por jo që do bëhesha e famshme në Shqipëri. Kam ardhur në Shqipëri sepse kam vendosur që të martohem me një djalë shqiptar, kam një vajzë me të. Doja të njohja më mirë vendin e burrit tim të ardhshëm. Shkuam për të vizituar, për të parë se si është Shqipëria.
Unë e burri im i ardhshëm kemi 5 vite bashkë dhe kemi një vajzë. Nuk jemi martuar, pasi dasma ka kosto dhe dokumentet janë të shumta. Unë jam nga Siçilia, martohemi e pastaj bëjmë fëmijë, por ne bëmë ndryshe”, tregoi fillimisht ajo.
Ndërsa në lidhje me videon e saj, Ivana tha se asaj i bëri përshtypje kjo gjë pasi e mendonte Shqipërinë si 10-15 vite më parë.
“Më bëri përshtypje se ne ende nuk e dimë se si është situata në Shqipëri, unë si italiane mendoja se Shqipëria është si 10-15 vite më parë. Ka kaluar shumë vuajtje e luftëra të ndryshme. Kur erdha në Shqipëri dhe gjëja e parë që më ra në sy, janë makinat e bukura. Kam një platformë që postoj video ironike dhe me gallatë, veçanërisht për Shqipërinë. Nuk mendoja se ishte ashtu Shqipëria, pashë një Shqipëri të re me gjithë zhvillimin e saj.
E dimë të gjithë si blihet një makinë, është një video ironike. Fillimisht kur pashë makinat e bukura, më shkoi në mendje, kush është ky që blen këto makina, duhet të jetë dikush që fiton shumë para, një sipërmarrës”, tha Ivana.
Ndërsa duke folur në lidhje me komentet që i kanë ardhur në këtë video, ajo shprehet se janë ndarë në dy pjesë, negative dhe pozitive.
“Unë nëse do të kisha para do t’i investoja ndryshe. Fillimisht do të blija një shtëpi”, tha ajo.
Deklarata e plote e Ivanes ne ate video:
Kur isha ne Shqiperi vura re qe 80% e shqiptareve kane ose Audio, ose Mercedez. Nuk po flasim per makina 10 mije euro, por per makina qe vlejne deri ne 100 mije eurove. Une mendoj qe me Audi A4 te viti 2010, mendoja se kisha makine te bukur, po duke shkuar ne Shqiperi e rimendova, e bukur por jo si keto. Kam nje apel per te gjithe te rinjte shqiptar qe kane makina te mira; une ju kerkoje ose mi dhuroni ose me mesoni zanatin tuaj. Me mesoni çfare beni ne jete ta beje dhe une. Si eshte e mundur? Ka nje truk ketu! Do te punoje per ty, do te jem krahu jot i djathte, do te jem besnike … Me shkruaj ne Instagram, me meso!