Ndërpritet dasma, shembet tavani i restorantit, mbi 30 të plagosur

by author

Mbi 30 persona janë plagosur pas shembjes së tavanit të një restoranti në Itali, ku po zhvillohej një dasmë.

Advertisements

Presidenti i rajonit të Toscanës ku edhe po zhvillohej dasma, Eugenio Giani, është shprehur se ndodhet në kontakt të vazhdueshëm me spitalet dhe autoritetet për t’i ardhur në ndihmë të gjithë të plagosurve.

Advertisements

Mësohet se 5 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Shembja ndodhi në një sallë në katin e parë të ish-manastirit Giaccherino, që prej vitesh ishte kthyer në restorant

Ekipet e emergjencës, ambulanca mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe po punojnë për të ndihmuar dërguarit të plagosur. Nga kjo ngjarje nuk raportohet për viktima

TË NGJASHME