Në shtëpinë e hajdutit shqiptar që po çmend anglezët, flasin familjarët

by author

Në fshatin Gjorm të Vlorës, familja e shqiptarit që terr.orizoi Londrën me plaç.kitje për 10 vite më radhë nuk dinte asgjë për jetën e tij të dyfishtë.

Advertisements

Në shtëpinë ku Asdrit Kapaj vinte shumë rrallë, jeton nëna e tij, që as nuk dëgjon e as flet. I vëllai Nexhipi thotë se çdo gjë e kanë ngritur me djersë dhe s’kanë marrë kurrë parà nga ato që i kanë dëgjuar në medie si grabitjet e bujshme të sportistëve të famshëm.

Advertisements

Nëna e tij 74-vjeçare, Shega nuk e di ende ngjarjen që ka habitur të madh e të vogël në Gjorm. Ajo mendon se kanë ardhur për ta ndihmuar me dokumente për të shkuar te djali më i vogël, Asdriti, në Angli. Vëllai i madh, që i ka rritur të gjithë pas vdekjes së babait, nuk mund ta besojë se grabitësi është i vëllai.

Asdrit Kapaj ishte mjeshtër në çaktivizimin e kamerave të sigurisë. 42-vjeçari nga Gjormi, që ishte arrestuar në muajin shkurt pas një kërkimi 10-vjeçar, ka pranuar në gjykatë 22 plaçkitjet e banesave disa milionë stërlinëshe të njerëzve të pasur dhe të famshëm në Ëimbledon të Londrës.

Babai i dy fëmijëve, Asdrit Kapaj banonte në Manchester, ndërkohë që udhëtonte rreth 200 milje në jug drejt Londrës për të kryer plaçkitjet, mes të cilave edhe shtëpitë e ish-legjendës së tenisit, Boris Becker, dhe ish-futbollistit të Arsenalit dhe kombëtares franceze, Anelka.

TË NGJASHME