Ne tashmë ju kemi shpjeguar se cilat probleme “shërohen” nga uji i ftohtë dhe cilat nga uji i nxehtë, ndërsa tani mësoni se si dushi ndikon në presionin e gja kut
Advertisements
Nëse keni presion të ulët të gjakut, duhet të jeni të kujdesshëm kur laheni ose bëni dush, sepse temperatura e ujit do të shkaktojë një reaksion zinxhir në trup, transmeton Telegrafi.
Advertisements
Nëse ju pëlqen uji i nxehtë, i cili e mbush banjën me avull aromatik, ai pastron rrugët e frymëmarrjes por mund të krijojë një problem për ata që kanë presion të ulët të gja kut.
“Avulli i dushit mund të shkaktojë marramendje ose të fikët, sepse trupi përpiqet të rregullojë temperaturën e lartë duke dërguar gj ak pranë sipërfaqes së lëkurës për t’u ftohur para se ta kthejë në qendër të trupit”, thotë farmacisti Abbas Kanani.
“Në këtë proces, arteriet zgjerohen më shumë se zakonisht, duke bërë që presioni të bjerë edhe më shumë, kështu që, nëse shpesh keni marramendje në dush, mund të jetë një sinjal që presioni juaj i gja kut është tashmë i ulët”, shpjegoi ai.
/Telegrafi/