“Ngrin” Tirana, rrymat e ftohta ajrore “pushtojnë” sonte kryeqytetin

by author

Temperaturat në Shqipëri pritet të zbresin në vlera negative gjatë natës, ndikuar edhe nga masat ajrore të ftohta që do të prekin vendin tonë.

Advertisements

Në kryeqytet termometri pritet të arrijë deri në -3 gradë Celsius gjatë natës, teksa në orët e para të mëngjesit të së martës do të shkojë në -4 gradë Celsius.

Advertisements

Ndërkohë, vlerat më minimale do të shkojnë në -7 gradë Celsius në Bulqizë dhe temperatura negative do të regjistrohen edhe në qytete të tjera.

Gjatë natës nuk do të mungojnë as ngricat, që do të vijojnë mëngjesin e së martës nëpër rrugë.

Prandaj këshilloheni të tregoni kujdes në qarkullim dhe të siguroheni që automjetet tuaja të jenë të pajisura me masat e duhura për kushte të tilla moti.

TË NGJASHME

Leave a Comment