Njihuni me gruan milionere me 14 fëmijë, puna që bën ajo do ju lërë pa mend (Video)

by author

E nisi thjesht si një dëshirë për të siguruar të ardhura për fëmijët e saj, por tani i është shndërruar në një biznes prej shumë miliona dollarësh. Kjo po ndodh me Tammie Umbel në Dallas të Virxhinias. Ajo jo vetëm që drejton një kompani kozmetike, por mëson në shtëpi 14 fëmijët e saj – dhe thotë se ende gjen kohë për veten.

Advertisements

Përmbajtja e këtyre kavanozëve mund të duket e parëndësishme, por për Tammie Umbelin ato janë me vlerë të madhe. Më saktë, ato e kanë ndihmuar të fitojë miliona dollarë.

Advertisements

Me vizionin e saj, Umbeli punoi shumë dhe gjeti kohë për të studiuar. Dhjetë vjet më vonë, në vitin 2010, ajo fitoi 1 milionëshin e parë. Por ndryshe nga milionerët e tjerë, Umbelit i duhej të rriste edhe fëmijët e saj të shumtë.

“Deri atëherë kisha tetë fëmijë, burri im kishte mbaruar studimet për mjekësi, dhe më në fund filloi të punonte si mjek. Isha më e shqetësuar për të ardhmen nëse diçka i ndodhte atij. Duhet të gjeja një mënyrë për të ushqyer fëmijët.”

Umbel, e cila u rrit në periferi të Uashingtonit, mendoi se mënyra për ta bërë këtë ishte të fillonte biznesin e vet. I kërkoi 1.500 dollarë të shoqit dhe mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën – do të prodhonte produkte grimi me përbërje organike, duke i importuar nga Afrika.

“Kur isha 15 vjeç, u bëra myslimane dhe rrija shpesh në Rrugën e Ambasadave në DC.

Aty ka një Qendër Islame ku vijnë njerëz nga e gjithë bota. Secila nga gratë aty kishin rutinën e saj të veçantë të bukurisë natyrore. U mahnita nga rutina e tyre e grimit.”

Umbeli iu afrua grave dhe i pyeti se cili ishte sekreti i tyre i bukurisë – aty dëgjoi për gjalpin e një peme afrikane të quajtur shea.

Vite më vonë, ajo kujtoi përbërësin, i cili është i lirë në Afrikë dhe vendosi ta sillte atë në Shtetet e Bashkuara. Sa herë që shkonte në udhëtime për biznesin e saj të ri, ajo gjithmonë i merrte fëmijët me vete.

TË NGJASHME