Paguan 3000 euro për lejet e qëndrimit: Dy shqiptarët e pësojnë keq

by author

Arriti të marrë 3000 euro nga dy shtetas shqiptarë, duke u siguruar të dyve përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për aplikimin për leje qëndrimi per ta paraqitur ne Questure.

Advertisements

Por ajo e ngritur nga një 48-vjeçar banues në provincën e Frosinone ishte një mashtrim në të gjitha efektet, siç u konstatua nga policët e qytetit.

Advertisements

Hetimet në fakt kanë bërë të mundur zbulimin se 48-vjeçari ia kishte vënë në xhep shumën prej shtetasve shqiptarë, të cilët i besuan avokatit të tyre. Avokati, i pranishëm në momentin e dorëzimit të parave, e kishte treguar njeriun si profesionist për përgatitjen e dokumentacionit.

Megjithatë, pasi i dhanë 48-vjeçarit shumën e konsiderueshme, dy shqiptarët e kuptuan se kishte kaluar shumë kohë. Dyshimet shtoheshin dita-ditës, edhe për shkak se burri gjithmonë nxirrte një sërë justifikimesh kur i kërkonin shpjegime.

Kur u lodhën nga pritja e madhe për zgjidhjen e praktikes se tyre, dy shqiptarët vendosën të kontaktojnë avokatin për ta informuar për situatën. Avokati ka tentuar të kontaktojë pa sukses me 48-vjeçarin dhe më pas ka shkuar direkt në zyrën e Emigracionit në Komisariatin e Policisë.

Ka mjaftuar një përgjigje e shpejtë për të konstatuar se 48-vjeçari nuk kishte paraqitur kurrë dokumentacionin e nevojshëm për dhënien e lejes së qëndrimit për dy shtetasit shqiptarë. Ndaj burri u denoncua nga agjentët e Zyrës së Parandalimit të Përgjithshëm dhe Ndihmës Publike./shqiptari.net/

TË NGJASHME