Përlot vajza nga Tirana: Si shoqja e ngushtë më prishi lumturinë…

by author

Jam Mira nga Tirana 21 vjeç. Mora guximin të ndaj me ju këtë dhimbje, këto vuajtje, këto lot që kanë pushtuar shpirtin tim. Gjithçka nisi bukur, ëmbël, me buzëqeshje pafund.
Nuk mendoja kurrë që ato çaste nuk do zgjatnin përgjithmonë. Jetova një ëndërr që fatkeqësisht mbeti prapë ëndërr. Ishte një ditë e shtunë shumë e bukur. Dola me shoqet e mija për të pirë një kafe. Atë ditë po kalonim shumë mirë dhe vetëm qeshnim. Isha shumë e lumtur sa po habitesha me veten time.

Advertisements

Vajtëm në një lokal të bukur, u ulëm dhe po bisedonim. Nuk kaloi shumë dhe pranë nesh u ulën një grup çunash. Njëri nga ata më ra shumë në sy ngaqë gjithë kohën vetëm shikonte nga tavolina jonë. Unë fillova të dridhesha sepse ai po më tërhiqte shumë si djalë. Ishte dashuri me shikimin e parë. Nuk qëndroi shumë aty dhe u ngrit bashkë me shokët e tij. Ne akoma vazhdonim të shikoheshim me njëri tjetrin sikur njiheshim prej kohësh. Ai iku

Advertisements

Unë pa humbur kohë u tregova shoqeve për veprimet e tij. Ato nuk më besonin dhe ndërruan muhabet. Unë nuk e kisha fare mendjen në atë çfarë thoshin ato. Në mendje kisha vetëm sytë dhe buzëqeshjen e tij të ëmbël. Pas pak u ngritëm dhe ne. Vajta për të paguar dhe kamarieri më dha një letër. Më tha e ke nga ai çuni që ishte këtu pak më parë. Ai e kishte emrin E. Në atë letër më kishte lënë bashkë me emrin edhe numrin e tij të telefonit. Aq sa u habita edhe u kënaqa. Më dukej shumë e pabesuar. Nuk arrija të kuptoja a është e vërtetë kjo që po ndodhte.

Arrita në shtëpi duke menduar për të. U mendova gjatë dhe vendosa ti dërgoja një mesazh.“kishe buzëqeshjen më të bukur në botë“ I thashë – nga vajza e lokalit. Ai ma ktheu mesazhin shumë shpejt. “ti kishe sytë më të bukur në botë dhe do të doja ti shikoja përsëri“. Që nga ajo ditë ne filluam të shkëmbenim mesazhe dhe të flisnim në telefon shumë herë në ditë. Një natë më dërgoi sms, nesër dua të takoj patjetër, të lutem mos më thuaj jo.

Unë atë po prisja me padurim. Ok, i thashë, s’po ta prish. Të nesërmen dolëm, folëm shumë gjatë. Ai më foli për veten e tij shumë herë. Folëm për të kaluarën dhe të ardhmen tonë. Takimet tona filluan të bëheshin akoma më të shpeshta. Nuk rrinim dot asnjë ditë pa parë njëri tjetrin. Ndihesha shumë e lumtur pranë tij.

Pas dy ditësh një shoku i tij kishte ditëlindjen dhe ai më ftoi edhe mua. Vendosa të shkoja në atë ditëlindje për të qenë akoma më pranë tij. Ndihesha në siklet sepse shoqëria e tij ishte e panjohur për mua. U mundua të mos më linte në asnjë moment vetëm dhe po më qëndronte shumë pranë. U ngritëm të kërcenim dhe të gjithë na shikonin me habi. U përqafuam dhe e ndjeva shumë pranë meje trupin e tij. Je personi më I veçantë në jetën time, më tha.

Do të doja të ishe e imja përgjithmonë dhe u afrua të më puthte. Ishte një moment që s’do ta harroj kurrë në jetën time. Ndjeva diçka shumë të çuditshme dhe e kuptova që unë e doja atë njeri me gjithë zemër. Filluam të putheshim e të përqafoheshim sikur kishim një vit të lidhur. Sapo mbaroi kënga unë I thashë; jam e jotja përgjithmonë.

Ai u gëzua pa masë, je dhurata më e bukur për mua sonte, tha i emocionuar. Atë natë unë I fala atij njeriu çdo gjë timen. Që nga ai moment jeta ime ndryshoi plotësisht. Ajo natë do mbetet gjithmonë e pa harruar për mua. Kështu kuptova që historia ime me E. po bëhej dita ditës më e fortë. Pas disa kohësh çdo gjë u bë zyrtare dhe ne u fejuam.

Prindërit e tij të cilët nuk jetonin në Shqipëri erdhën vetëm për mua dhe më donin shumë. Mendova se çdo gjë po shkonte mirë por u gabova. Siç thotë dhe fjala e urtë popullore pas çdo të mirë vjen një e keqe. Dhe me mua kështu ndodhi. Nuk e prisja kurrë një gjë të tillë nga ai. Por si të gjithë meshkujt e tjerë edhe ai bëri atë që s’do t’ia falja kurrë.

Nuk e di pse por fillova ta ndjeja ftohtësinë e tij, sado që ai mundohej ta fshihte. Ishte e kotë, pasi unë e kuptoja dhe ja lexoja në sy se diçka po ndodhte tek ai. E njihja aq mirë sa që nuk e fshihte dot. Por prapë unë i thosha vetes se po gabohesha. Nuk doja që kjo gjë të më ndodhte mua. E kisha shumë të vështirë ta pranoja.

Gjithsesi nuk kisha ç’të bëja, të gjitha gjërat duhen pranuar ashtu si të vijnë. Shpesh herë kur ishim bashkë i vini mesazhe dhe ai ngrihej larg meje për t’i lexuar, gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Gjithmonë celulari i tij ishte në duart e mija ndërsa në ato kohë nuk e nxirrte më në tavolinë. Nuk vinte shpesh të më takonte dhe atëherë kur vinte ikte shumë shpejt me justifikime nga më të ndryshmet. Shpesh e pyesja dhe ja thosha se unë po dyshoja për diçka por ai nervozohej keq fare dhe e mohonte. Normal si do të vepronte ndryshe! E kuptova që me të vërtetë diçka nuk shkonte dhe vendosa ta kontrolloja.

Nuk kam pasur kurrë dëshirë të arrija deri në këtë pikë por kur të detyrojnë nuk ke se çfarë t’i bësh. Ishte ditë e shtunë dhe nuk më kishte marrë në telefon për të dalë. Kur e mora unë ai mu përgjigj shumë çuditshëm dhe më tha që ishte për kafe nga shkolla ime. Mu duk shumë e habitshme se ai vinte shumë rrallë andej. Me kë je e pyeta? Me N. tha, për një shokun e tij. Më tregoj dhe lokalin ku ishte. Ok i thashë, unë kam punë në shtëpi dhe s’dal dot. S’ka gjë tha se do dalim nesër.

esha dhe mora rrugën për atje. Gjithë rrugës mendoja për më të keqen. Lutja zotin dhe shpresoja që çdo gjë të shkonte mirë dhe të mos më kishte gënjyer. Aq shumë e doja sa fillova ta urreja që në ato momente pa e ditur akoma se çfarë kishte ndodhur. Nuk e di ku e gjeta gjithë atë guxim dhe hyra në lokal. Kur e pashë sa nuk më ra të fikët.

E mbajta veten dhe ju afrova tavolinës. Nuk u besoja syve. E mendoja të keqen, por jo këtë. Ai po puthej me R. shoqen time të ngushtë. E kisha si motër, i tregoja gjithçka. Madje i kisha treguar edhe se E. kishte ndryshuar sjellje me mua. Ajo si e pafajshme më thoshte që ta zbuloja çfarë po ndodhte dhe të mos ja falja kurrë.

Nuk më panë. Qëndroja në këmbë afër tavolinës së tyre dhe nuk kisha kurajë t’u flisja. Vetëm qaja. Pas disa çastesh ata më panë, nuk u fola fare dhe dola me vrap nga lokali. E. më ndoqi nga mbrapa por unë vrapova dhe arrita në shtëpi. I binte telefonit por nuk kisha zemër ti flisja. Nuk e kuptoj si kishte fytyrë dhe më merrte në telefon.

Kalova pesë ditë pa dalë fare nga dhoma. Vetëm qaja dhe mallkoja ditën kur e njoha dhe i fala dashurinë. Çfarë i kisha bërë unë që ai të ma punonte në këtë mënyrë. Familjet tona prisnin që ne të vendosnim datën e dasmës. Çdo gjë e bukur u prish dhe çdo ëndërr e bukur u shua. Mendoja për të gjitha ato që kishim biseduar bashkë. Kishim bërë plane shumë të bukura të cilat nuk do të realizoheshin kurrë. Pas shumë vuajtjesh dhe të qarash vendosa të përballesha me të dy.

Kisha një dëshirë të madhe që të hakmerresha. Nuk e di si por do ja arrij qëllimit mendoja me vete. E mora E. në telefon dhe i thashë se doja ta takoja. Ai pranoi dhe e lamë të takoheshim. I kisha premtuar vetes se nuk do qaja dhe do rrija e fortë. U takuam shumë të ftohur. Me pafytyrësinë më të madhe tentoi të më puthte. Kurrë më i thashë. U ulëm dhe dola direkt në teme. Dua arsyet, i thashë se pse e bërë një gjë të tillë? Ti një herë dhe pastaj do ma shpjegojë dhe shoqja ime. Unë të dua vetëm ty, më tha. Nuk më bënin më përshtypje fjalët e tij.

E kisha ndarë mendjen se çdo gjë mes nesh kishte marrë fund, thjesht doja një shpjegim. Nuk e dija se ku kisha gabuar me të! Ai nuk më jepte asnjë lloj sqarimi vetëm më përsëriste shumë shpesh se më donte. Meqë më do i thashë pse ma bërë këtë? Të lutem më fal tha. Kurrë i thashë. Po të kishte ndodhur me ndonjë tjetër ndoshta do e kisha bërë një përpjekje por me shoqen time të ngushte?! Kurrë! Koha kalonte dhe ai s’po më jepte asnjë përgjigje të pyetjeve që i bëja unë.

Nuk më prekin fare fjalët e tua i thashë, mes nesh ka marrë fund dhe përgjithmonë, është e kotë të vazhdosh të lutesh e të bësh si fëmijë. Meqë ti s‘më dhe asnjë shpjegim për këtë që ka ndodhur do ja kërkoj dhe R. Nuk e kuptoj akoma se si arrita t’ia thosha të gjitha ato fjalë pa hedhur një pikë loti. Sa u ndava nga ai vajta në shtëpinë e shoqes time, pasi ajo nuk merrte dot mundimin as të më hapte telefonin e jo më të më takonte. I rashë derës dhe ma hapi e motra. Këtu është R i thashë?

Po tha, hajde, është në dhomën e saj po mëson. Ajo vetëm më shikonte dhe nuk fliste fare. Pse – i thashë. Nuk e di se si ndodhi, tha. Unë e dua E. E mora përgjigjen dhe dola nga shtëpia gjithë urrejtje. Mbërrita në shtëpi dhe fillova të qaja. Familja dhe veçanërisht motra e kishin kuptuar se diçka nuk shkonte me mua. Ua shpjegova të gjitha dhe ju thashë se lidhja ime me E kishte marrë fund. Babi u bë shumë keq pasi mentaliteti në Shqipëri kështu është.

Që ne të bashkoheshim ndërhyri dhe familja e tij e sidomos e motra e cila më telefononte çdo ditë. Më vinte shumë keq sepse ato ishin njerëz shumë të mirë. Përfundimisht e kisha ndarë mendjen. Edhe pse e doja pafund nuk arrija dot ta kapërdija një gjë të tillë. Mendova se do të më kalonte, por jo. Kaloi shumë kohë dhe nuk e kalova dot këtë gjendje. Më merrte malli për ta takuar. Por nuk mora guximin asnjëherë jo ta takoja, por as ti bija telefonit të tij

Fejesa u prish ashtu siç ishte ndërtuar, me anë të familjeve. Tashmë kanë kaluar plot 2 vjet që kur ne u ndamë dhe nuk jemi takuar asnjë here. Nuk jemi parë as rastësisht dhe për këtë më vjen shumë mirë. Nuk dua as ta takoj e as ta shikoj. Edhe kur shoqet e mija më thonë ndonjë gjë nuk dua ti dëgjoj fare. Nuk dua të di asgjë për atë njeri edhe pse vazhdoj ta dua me gjithë forcën e shpirtit tim. Më mjafton që di se ata janë bashkë tani dhe po presin një fëmijë.

Uroj me zemër ta lexojnë shkrimin. kjo ishte dashuria ime për të dhe e atij për mua, të cilën akoma nuk e kam kuptuar. Thua të më ketë dashur vërtetë? Se besoj. Ai u martua me shoqen time dhe po pret të bëhet baba. Sa do doja që ai fëmijë të ishte i imi. Por jo, nuk është e thënë që çdo gjë të shkojë ashtu si e mendojmë. Gjithsesi unë do ta dua gjithmonë edhe pse nuk dua ta dua. Uroj që ai fëmijë të lindë e të rritet i shëndetshëm pasi nuk ka faj për asgjë.

Më pak fjalë kjo ishte historia ime. Mos besoni çdo gjë që thashë. Është shumë e vërtetë që të gjithë meshkujt janë njëlloj. Atëherë kur mendon se ke gjetur dashurinë e vërtetë atëherë e humbet. Në mënyrë të çuditshme u njohëm dhe në mënyrë shumë të çuditshme u ndamë. Më falni që u zgjata kaq shumë. Ju uroj të gjithëve fat dhe mbarësi në jetë. Ju falënderoj që lexuat historinë time.

TË NGJASHME