Po fliste për shtatzaninë, Kiarës i ndodh e papritura në emision(Video)

by author

Moderatorja Kiara Tito ishte e ftuar sot në ‘Ftesë në 5’, ku ndau për publikun detaje të pazbuluara më parë, që nga njohja me Luizin në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, momenti i puthjes së famshme, kurorëzimi i dashurisë e deri tek lajmi më i ëmbël i shtatzënisë, që vazhdon të komentohet dita ditës.

Advertisements

Teksa e cilësoi si kapitullin e ri më të bukur të jetës së saj, Kiara nuk ngurroi të ndajë disa detaje që me gjasë shumë nëna e gjejnë veten, nepsi i shtatzënisë, e netët pa gjumë.

Advertisements

Në intervistën e pasdites së sotme LIVE në emision, ndjekësve të Iconstyle nuk u ka shpëtuar një detaj i ëmbël në barkun e moderatores që ndodhi në transmetim të drejtpërdrejtë. Siç shihet edhe në videon më poshtë që mbërriti pak minuta më parë në redaksinë tonë, në një moment bebushja shkelmon barkun e Kiarës.

TË NGJASHME