“Po i bërtisja ‘pse më përdhunove fëmijën’ dhe ai po tallej me mua. Po e futa në shtëpinë time, e ndihmova financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”, tha Fatmir Tarellari, i cili vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani, pasi zbuloi se i kishte përdhunuar vajzën 18-vjeçare prej 9 vitesh.
Advertisements
50-vjeçari, i cili u lirua nga qelia nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” nga gjykata greke ka përshkruar për hetuesit të gjithë makthin e përjetuar që me datën 7 Janar kur u informua nga pronarja e shtëpisë ku banonte vajza e tij se qiraja nuk ishte paguar.
Advertisements
Vajza ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos, kur i ati i kërkoi shpjegim, por nuk iu përgjigjën në telefon.
Pas nuk arriti do të kontaktonte me 18-vjeçaren, shkoi për t’i takuar dy vajzat e tij.
Në bisedën mes babait dhe vajzës, 18-vjeçarja i tregoi të atit se paratë e qirasë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t’i tregonte familjes dhe gjithë botës fotot e videot që kishte në posedim, ku ajo ishte filmuar nga 33-vjeçari gjatë aktit seksual.
Por vajza nuk ka zbuluar emrit e personit që e ka për dhunuar dhe shantazhuar. Megjithatë 50-vjeçari ka mbështetur vajzën e tij dhe i ka qëndruar në krah.
Ai nuk e mendoi për asnjë moment mjedisin e mbyllur shoqëror ku jetonin dhe i kërkoi të bënte padi, ndërkohë që i kërkoi një psikolog.
50-vjeçari fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite.
Ai u fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar të bijën, sipas dëshmisë së tij për hetuesit.
Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja më në fund zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj.
“E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka përdhunuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”.
Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t’u rikthyer në Argalasti.
Atje nuk pushoi dot dhe donte t’i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht, mësohet të ketë thënë Fatmir Tarellari.
Ai nuk e ka telefonuar vetë 33-vjeçarin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por i ka thënë bashkëshortes së tij që t’i telefononte dhe të shkonte ta ndihmonte për të ndryshuar gomën e makinës pranë hyrjes së Volos.
33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, e ka kaluar dhe është nisur drejt 50-vjeçarit.
“Pse më përdhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari kur e pa.
Por kunati i tij, jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por përkundrazi ka buzëqeshur dhe duke vrapuar, duke ndryshuar vazhdimisht drejtime, ka tentuar ta sulmojë dhe t’i marrë armën.
Për t’u mbrojtur, 50-vjeçari tha se e ka ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai ka rënë përtokë.
Por Erjon Pelivani u ngrit dhe e sulmoi përsëri. Pastaj 33-vjeçari, sipas dëshmisë së autorit, tentoi t’i hiqte armën, por gjatë përleshnjes është tërhequr këmbëza dhe është qëlluar për vdekje.
Ai u kthye në Volos, shkoi në shtëpinë e vajzës së tij pa treguar se çfarë kishte ndodhur dhe prej andej shkoi në zyrën e avokatit të tij.
“Unë telefonova policinë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Më pas u dorëzova”, përfundoi ai dëshminë.