Pothuajse 1/3 e votave të numëruara, ja kush kryeson Tiranën

by author

Harta elektorale mëngjesin e sotëm është e gjitha e ngjyrosur me rozë, me Partinë Socialiste që ka fituar zyrtarisht pothuajse 10 Bashki, dhe me numërimi që i jep epërsi në pjesën tjetër të mbetur të qyteteve.

Advertisements

Edhe në Tiranë kryebashkiaku aktual Erion Veliaj është duke kryesuar ndjeshëm në raport me 5 kundërshtarët e tij, dy prej të cilëve nuk kanë arritur që të sigurojnë as 1 % të votave.

Advertisements

Teksa janë numëruar pothuajse 1/3 e bashkive, Erion Veliaj kryeson me 53% të votave, i ndjekur nga kandidati i Bashkë Fitojmë Belind Këlliçi me 35.77% të votave. Në vendin e tretë renditet Arlind Qorri, nga lëvizja Bashkë që ka siguruar 5% të votave, ndërsa Roland Bejko nga PD ka marrë 4.53% të votave.

TË NGJASHME