Kur vjen gushti, e bashkë me gushtin vjen 15 ditshi i famshëm i plazhit, por vijnë edhe ata, Emigrantët.
Advertisements
Dynden nga të gjitha anët, Greqi, Itali Gjermani.
Advertisements
Sigurisht malli për atdheun është i madh, kjo mund të vërtetohet edhe nga shqiponja tatuazh në gjoks, kasat kuq e zi të iPhoneve,
apo varëset e trasha të floririt me shqiponjën e florinjtë që u çan triumfalisht gjoksin gropë.
Gjithsesi dashuria për tokën mëmë nuk është i vetmi motiv, që kthen emigrantët në atdhe,
ka dhe një arsye tjetër akoma më sublime: “O burra, shokë të gjejmë nuse!”
Sigurisht që shumë prej jush mund ta pyesin veten: “Pse një djalë i rritur jashtë,
nuk e gjen shoqen e jetës aty ku jeton por pret ta gjejë në Shqipëri, duke e njohur për shumë pak kohë?” Mos u shqetësoni, nga sot do të mund të flini të qetë.
Ju prezantojmë me katër arsyet pse emigrantët shqiptarë vdesin për një çikë nuse Shqipërie