Rama jep lajmin e mirë! Nga 1 korriku do iu rritet rroga me 40%, ja cilat kategori përfitojnë

by author

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta manastirliu kanë vizituar ambientet e spitalit Infektiv në QSUT, nga ku Rama premtoi se do të ketë rritje pagash për bluzat e bardha.

Advertisements

Kryeministri tha se po investohet për zgjerimin dhe rehabilitimin e emergjencave shëndetësore dhe transformimin e spitalit me kushte standarte.Kreu i qeverisë deklaroi: “Rëndësi ka që projektet i kemi të mbyllura.

Advertisements

I gjithë sistemi i sigurisë do të jetë i garantuar dhe besoj se nuk do të ketë më gjera të reja për të bërë veç mirëmbajtjes dhe rritjes së kapaciteteve.Ne tani do të rrisim edhe rrogat. Në 1 korrik fillon, duam ta rrisim deri në 40 % dhe besoj do ta bëjmë, e kemi të planifikuar. Tani rrogat duhet të shkojnë paralelisht.

”Kryeministri Edi Rama e nis ditën me një falenderim për të gjithë ata që siç thotë, i dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë, duke ju referuar finales së Conference League që u luajt në “Air Albania”.

“Mirëmëngjes, dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike që Shqipëria la në sytë e mbarë Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri.

TË NGJASHME