Rrëfimi prekës i emigrantes: Lashë pallatin në Shqipëri, për të jetuar në rrënojat e grekut! I jam lutur burrit të kthehemi

by author

Agetina Pacani iku nga Shqipëria në Athinë, para 25 vjetësh. Çdo ditë më shumë se 2 dekadave në emigrim, e mendon kthimin në atdhe. E më shumë se ç’e mendon, e dëshiron. Historinë e jetës së saj në Greqi, e tregoi në ciklin Jeta ime të emisionit Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV.

Advertisements

Në këtë emision, ajo foli për “luftën e përditshme” me dy vajzat dhe bashkëshortin, për t’u kthyer në atdhe.

Advertisements

“Këtu nuk jam e lirë, nuk i them kujt mirëmëngjesi, nuk mund të ngre flamurin, e të këndoj shqip”, thotë Agetina.

“Unë jam me origjinë nga Mirdita, por jetoj në Athinë prej vitit 1998. Jam e martuar në Pukë. Kam dy vajza. Në vitin 2000 gjërat ndryshuan disi për ne sepse punuam shumë burrë e grua dhe situata ekonomike u përmirësua disi.

Megjithatë unë nuk doja të jetoja në Greqi. Sepse në Shqipëri lashë pallatin dhe erdha të jetoja në një rrënojë të grekut. I lutesha burrit, të ktheheshim por burri nuk pranoi. Në fillim e kishim bërë me fjalë për të jetuar disa vite, e më pas të riktheheshim në atdhe. Ndaj edhe fëmijët i lamë për pak kohë në Shqipëri, te prindërit.

Pas tre muajsh të ndarë, i morëm edhe vajzat në Greqi. Vajzat 3 dhe 6 vjeçe i mbyllja me çelës në shtëpi, sepse për të jetuar ishim të detyruar të punonim të dy, burrë e grua. Vajzën e madhe e hoqa nga shkolla për të mbajtur vajzën e vogël. Kishim blerë një video kasetë dhe ajo përsëritej vazhdimisht në mënyrë që ata të shikonin vetëm atë. Kishim hequr thika, gërshërë, çdo gjë që mund t’i rrezikonte.

Një ditë, vajza e vogël i kishte dalë gjak nga buza dhe të dyja vajzat, ishin larë me gjakun e saj. Komshinjtë e kishin parë dhe na njoftuan. Prej së largu ku punonte, bashkëshorti shkoi me urgjencë, por fatmirësisht asgjë e keqe nuk kishte ndodhur përveç trishtimit të madh që përjetuam, sepse në mendje, kishim 1000 skenare. Me kursimet në Greqi kemi blerë një shtëpi dhe një dyqan në Tiranë gjithnjë me shpresë se do të kthehemi”, tregoi Agetina.

TË NGJASHME