“Shisja gjakun që të…”. Shokon Shkodrania, rrëfim drithërues, si i vdiq vajza 23-vjeçare?

by author

A D, një grua nga Shkodra ka qenë sot në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka rrëfyer dramën e jetës së saj. Ajo ka rrëfyer se ka qenë viti 1999 kur bashkëshorti i saj nga Shkodra iu bashku Luftës në Kosovë, edhe pse nuk kishin asnjë familjar apo lidhje gjaku me Kosovën. Atë e shtyu thjesht dashuria që kishte për Kosovën.

Advertisements

Edhe pse gjendja ekonomike e familjes së tij ishte e vështirë, i u largua duke e lënë Agimen me fëmijët në shtëpi. Gjatë periudhës 1999-2000 ai është kthyer disa herë në shtëpi dhe Agimja ka shkuar disa herë në Kosovë.

Advertisements

Ndërkohë në vitin 2000 kur ajo ishte në Shkodër, ai ra në luftë nga shp ërthimi i një mine.

Agime e nis rrëfimin e saj që nga dita kur bashkëshorti iku pa i treguar asgjë.

“Nuk ishte i përqendruar te familja. Iku pa treguar. Vjen drejtori i shkollës ku ai punonte roje e thotë se burri ka 3 muaj që nuk ka ardhur në punë. Unë i them se nuk e di, dhe kam marrë vesh se ka ikur në l uftë. E kur më pyeti a është shkodran, i them po, por e lidhi humanizmi”, rrëfen ajo.

Nëna e katër fëmijëve shton se kur mori vesh se i shoqi ishte në luftë, hapi një dyqan të vogël me artikuj shkollorë.

“Unë kam jetuar me një ndihmë ekonomike. Me atë jam munduar të rris 4 fëmijët. Askush nuk e ka pritur që bashkëshorti të shkonte në luftë. Kur ka ardhur pas 3 muajsh ka ardhur me një shok të tij, i cili solli disa pjesëtar të familjes që i mbajta pak në shtëpi. Pastaj iku.

Pata shkuar në Kosovë edhe unë. Kur më ndërroi jetë xhaxhai, erdha në Shkodër. E që atë ditë e sot ai nuk është kthyer më. Pastaj më morën në telefon e më thonë se Hasani është shumë i sëmurë, e duhet të vish këtu. Kur i them ma nxjerr në telefon, më thanë jo. E kështu më kanë mbajt disa ditë, derisa më thanë se ka ndërruar jetë”, rrëfen Agime.

TË NGJASHME