Shqipëria do të “pushtohet” nga I ftohti artik përgjatë dundjavës. Meteorologu Hakil Osmani ka parashikuar se përgjatë fundjavës do ë ketë një rënie të ndjeshme të temperaturave në të dyja ekstremet.
Advertisements
Sipas tij vlerat minimale do të regjistrohen edhe në -5 gradë celsius në mëngjesin e ditës së diel në qytetet e zonave malore.
Advertisements
“Parashikohet të kemi rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit. Vlerat minimale do të regjistrohen edhe në -5 gradë celsius në mëngjesin e ditës së diel në qytetet e zonave malore. Ndërsa maksimumet gjatë fundjavës do të shkojnë deri në 13 gradë celsius në Ultësirën Perëndimore.
Sa i përket kushteve të motit deri në orët e pasdites së shtunë do të kemi vranësira të shpeshta reshje të pakta dhe të izoluara. Në zonat malore do t’i kemi në formën e dëborës, mbi 900 m nga niveli i detit, ndërsa në Ultësirën Perëndimore, rrezikohen shumë pak nga pikat e shiut. Sa i përket ditës së diel do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit. Sa i përket vendeve të rajonit, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi sot dhe nesër mbeten në mbizotërimin e vranësirave, në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut do të krijohet mundësia për reshje dëborë”, tha ndër të tjera ai.