Shuhet “Sokrati” shqiptar! Ja cilat janë rolet e pavdekshme që la pas Mirush Kabashi

by author

Mirush Kabashi la pas një trashëgimi të pasur artistike, si aktor i rreth 100 roleve në teatër dhe filma.

Advertisements

Ai është cilësuar gjithashtu edhe si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.

Advertisements

Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova.

Në vitin 1970 ai u diplomua si aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, ndërsa nga 2002 e në vijim në Teatrin Kombëtar.

Nga viti 1985, me periudha të ndërprera, është aktivizuar si pedagog i “Mjeshtërisë se Aktorit” pranë Akademisë së Arteve.

Ai është nderuar me titujt e lartë “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Filmografia

Kronikë provinciale (2009)
Ne dhe Lenini (2008)

Nata (1998)

Edhe ashtu edhe kështu (1989)…. Babai i Almës

Binarët (film) (1987)

Telefoni i një mëngjesi (1987)….Kujtimi

Zëvendësi i grave (1987)……… Lisimak Voci

Nxënësit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi

Kohë e largët (1983) ………Asketi Lithan

Dora e ngrohtë (1983) ………Brahushi

Shoqja nga fshati (1980) ………Nasi (dajua i Tirkes)

Një ndodhi në port (1980) ……….Calamani

Gëzhoja e Vjetër (1980) ………Bake

Radiostacioni (1979) ……Një nga tekniket e Radios

Koncert në vitin 1936 (1978)… Toger Shazivari

Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëlla i Zanit

Emblema e dikurshme (1976) ……..Veniamin Papa

TË NGJASHME