Një autobus ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur në Turqi duke shkaktuar 9 viktima dhe 30 të plagosur. Mes viktimave është edhe shoferi i autobusit. Nga 30 pasagjerët e plagosur, 13 janë në gjendje të rëndë, sipas mediave turke.
Advertisements
Aksidenti ka ndodhur në orën 1:15 të mëngjesit të së martës. Sipas informacioneve, në autobus ndodheshin 43 persona. Shkaku i aksidentit besohet të jetë moti i keq, ku si pasojë e shirave dhe rrugës së lagësht, shoferi besohet të ketë humbur kontrollin.
Advertisements