Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lindje të Anglisë, Norëich ku 4 persona janë gjetur të pajetë në një shtëpi.
Advertisements
Sipas mediave të huaja, besohet se personat në fjalë ishin të afërt me njëri-tjetrin.
Advertisements
Po ashtu bëhet me dije se ishte një qytetar, i cili njoftoi policinë për ngjarjen e rëndë.
Punonjësit e policisë thyen derën për të hyrë dhe më pas u përballën me një pamje tragjike, ku gjeti katër trupat e pajetë.
Policia vendosi shirit policor në zonë, ndërkohë kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Teksa po vijon procesi për identifikimin e tyre, njëkohësisht policia u ka kërkuar banorëve të zonës që të mos dalin nga banesat derisa të përfundojnë hetimet.