“U diagnostikua me sëmundjen e rëndë rreth 1 vit më parë”- Ndarja nga jeta e Zef Dedës, aktorja Drande Xhaj rrëfen takimin e fundit: Prej 2 muajsh nuk lëvizte, dy netë më parë…

by author

Aktorja e njohur Drande Xhaj ka rrëfyer se mjeshtri i humorit, Zef Deda është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë rreth një vit më parë.

Advertisements

Për News24, aktorja rrëfeu se pavarësisht se u diagnostikua me sëmundjen Zef Deda nuk pranoi të rrinte në shtrat, por dilte dhe bënte shëtitje.

Advertisements

Drande Xhaj u shpreh se dy muajt e fundit aktori i ndjerë ka qëndruar në shtëpi pasi nuk lëvizte dot. Ndërsa tregoi se e takoi për herë të fundit dy ditë më parë për t’u interesuar për shëndetin e tij.

Ajo u shpreh se largimi nga jeta i aktorit Zef Deda i ka shkaktuar dhimbje të madhe.

“Para dy netësh shkova e takova, kemi shkuar më papara, jemi interesuar për shëndetin e tij. Ishte i ri për tu larguar nga jeta, na la një dhimbje të madhe. Është Chaplin shqiptar, është aktor fenomen. E kemi dashur, kemi ndarë gjithçka me të, na mungon jo vetëm si artist, por edhe si njeri.

Ka dy muaj që ishte në shtëpi dhe nuk lëvizte, është konstatuar gati një vit më përpara. Por nuk pranoi të rrinte në shtrat, ka dalë ka lëvizur, e kemi takuar. Ka shëtitur edhe pse ishte i lodhur, Shpirti i tij prej artisti nuk e pranoi, ai s’ka ikur, do jetë përjetësisht në familjet shqiptare”, tha aktorja Drande Xhaj.

TË NGJASHME