Zjarri shkrumbon spitalin në vendin fqinj, raportohet për viktima

by author

Një zjarr ka shkrumbuar spitalin e Tivolit gjatë natës! Si pasojë e tymit kanë humbur jetën 4 pacientë, dy gra dhe dy burra.

Advertisements

Deri tani raportojnë mediat italiane, bëhet e ditur se viktima e parë ka qenë në repartin e Kardiologjisë, e cila është zbuluar gjatë dëbimit nga zjarrfikësit. Dy të tjerë ishin shtruar në repartin mjekësor dhe i katërti mund të ketë vdekur, gjatë zjarrit.

Advertisements

Rreth 200 pacientë u larguan nga godina. Mes tyre janë 7 fëmijë dhe një grua shtatzënë, si dhe pacientët me Covid që ndodheshin në pavijonin e katit të parë.

Shumë të porsalindur u dërguan në ambulanca dhe pacientë të tjerë në godinën aty pranë, ndërkohë që njëqind e pesëdhjetë shtretër u vendosën përkohësisht në një palestër.

Flakët mund të kenë nisur në katin e tretë ku ndodhen mbetje speciale dhe ku sipas hipotezave fillestare thuhet se ka shpërthyer një bojler. E sigurt është se nga kati -2 i spitalit flakët kanë mbërritur në urgjencë dhe në reanimacion.

Repartet e tjera nuk prekeshin, por tymi shumë i dendur pushtoi të gjithë spitalin dhe për këtë arsye ishte i nevojshëm evakuimi i të gjithë strukturës. Hetimet policore do të zbardhin dinamikën e saktë.

TË NGJASHME