27-vjeçari azilkërkues i dha fund jetës në Angli, shpërthen Artan Hoxha dhe reagon ashpër ndaj kryeministrit: Qeveria shqiptare nuk reagon, Rama merret me politikën globale!

by author

Artan Hoxha ka folur për ngjarjen tragjike në Britaninë e Madhe, ku 27 vjeçari Leonard Farruku i dha fund jetës në një anije që strehon azilkërkuesit, deri në momentin kur ata marrin përgjigje për kërkesën e tyre.

Advertisements

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha deklaroi se qeveria shqiptare nuk pati asnjë reagim për këtë ngjarje. Po kështu qeveria nuk reagoi edhe rreth një muaj më parë, kur u vetëvra një tjetër azilkërkues shqiptar, Alfred Dosku.

Advertisements

“Si rasti i Leonard Farrkut që vrau veten, 37 vjeç ka qenë Alfred Dosku kur vrau veten, para se ta kthenin nga Britania.

Pasi u bë marrëveshja në 13 dhjetor mes Ramës dhe Sunak për deportimin e shqiptarëve, nga Britania më erdhën dy grupe juristësh që i kishin vënë në lëvizje organizatat e të drejtave të njeriut. Ata ishin të interesuar, a ofron vërtet Shqipëria siguri. Erdhën të shohin disa zona, nga ku ishin pjesa më e madhe e emigrantëve. A e kishte mundësinë Shqipëria, për të ofruar këto garanci, që Rama i kishte dhënë Sunak?

Ata ishin të bindur dhe thanë që këtë raport do t’ua paraqesim autoriteteve, që Shqipëria nuk ka kapacitetet.

Në rastin konkret, si në ngjarjen e parë edhe në të dytën, nuk flet askush nga autoritetet shqiptare. Po kështu ndodh edhe për shqiptarë që vriten nëpër burgjet e Greqisë apo Italisë.

Rama flet për politika globale, ngjarjet në Gaza, Rusinë, krizën humanitare, ndërkohë kemi problem real, kemi gati 40% të popullsisë jashtë.

Një pjesë e mirë e tyre janë pa dokumenta dhe kanë këto problematika”, tha Hoxha.

TË NGJASHME