I dha 50 euro policit në Rinas per te kaluar kufirin, 24-vjeçarit shqiptar e pëson keq

by author

Si rezultat i masve kufizuese dhe shtimit të kontrolleve në zbatim të masave parandaluese për moslejimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen,

Advertisements

shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arestuar në flagrancë, për veprën penale

Advertisements

“Korru psioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin L. L., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se ai nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen,

i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin.

Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërli gjshëm,

të mos përpiqen për të korruptuar punonjësit e Policisë pasi do përballen me l igjin.

TË NGJASHME