Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me dy raste të vdekjeve, ku dy burra janë gjetur të vdekur në në rrugë. Njëri rast ka ndodhur në Fushë Kosovë e tjetri në fshatin Komoran të Drenasit. Policia ka bërë me dije se trupat e pajetë të dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Advertisements
“Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë 24.11.2023 – 08:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Advertisements
Fsh. Komoran, Gllogoc 24.11.2023 – 18:18. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtar. I njëjti është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gllogoc është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.