Ish-deputeti Vangjel Tavo ka reaguar në lidhje me tragjedinë familjare me të cilën u përball, ku vajza e tij humbi jetën në një aksident tragjik.
Advertisements
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Tavo shprehu mirënjohje për miqtë dhe dashamirësit, të cilët i ofruan mbështetje për ditët e vështira.
Advertisements
Reagimi i Tavos:
Të nderuar të afërm, miq, e dashamirës,
Asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe të familjes sonë, por mbështetja juaj tejet njerëzore dhe e pakufi ka qenë ngushëllim i rëndësishëm e domethënës për të gjithë ne.
Shprehim mirënjohjen e thellë për gjithësecilin prej jush për respektin që treguat, duke e vlerësuar tej mase që erdhët nga të gjitha qytetet e vendit, si edhe nga shumë shtete jashtë kufijve, për të na u gjendur pranë e duke na u bërë krah.
I shprehim mirënjohjen edhe të gjitha autoriteteve dhe instancave zyrtare, të cilat u angazhuan maksimalisht për të na asistuar në çdo nevojë.
Nuk urojmë kurrë që t’jua shpërblejmë mirënjohjen në të tilla rrethana, por vetëm në të mira e gëzime për ju dhe familjen tuaj!
Me përulje, mirënjohje dhe respekt të thellë për të gjithë ju.
Vangjel Tavo dhe Familja