Merret vendimi i bujshëm/ Për të parë “Big Brother VIP” nuk do të jetë njëlloj, ja çfarë duhet të bëni për ta ndjekur

by author

Programi “Big Brother VIP” në Kosovë do të ndiqen në platformat televizive vetëm të koduara, si edhe programet e filmat për të rritur. Ky vendim është marrë nga Komisioni i Pavarur i Mediave, i cili ka miratuar ndryshimin e Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.

Advertisements

Kryetari i Bordit të KPM-së, Jeton Mehmeti, ka thënë se është bërë vetëm plotësim-ndryshimi i rregullores, me qëllim të mbrohen fëmijët nga përmbajtjet që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor e moral. “Mbrojtja e fëmijëve nga zhanret e reja televizive të emëruara si “reality show” mund të ndikojnë në gjuhën e tyre, sjelljet e tyre. Të gjitha programet “reality show” duhet të jenë të koduara”,- ka thënë Mehmeti, në mbledhjen e 12-të të KPM-së.

Advertisements

Anëtari i KPM-së, Besnik Berisha ka thënë se rregullorja është shume e avancuar dhe do t’i mbrojë fëmijët nga përmbajtjet e dëmshme.

TË NGJASHME