Së fundmi, fokusi i mediave ka qënë në ngjarjen e pazakontë ku 34 vjeçari, Arianit Arapi nga Divjaka u arrestua pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare.
Advertisements
Sipas avokatit Alban Duraj në një studio televizive tha se kemi të bëjmë me një arrestim të pavend pasi ligji nuk parashikon vepër penale nëse marrëdheniet seksuale kanë qënë me dëshirën e të miturës.
Advertisements
Duraj shprehet se Arianit Arapi duhet të shpallet i pafajshëm.
“Ne kemi një ngërç juridik, apo një ngërç ligjor për të cilën, në gjykimin tim apo edhe të kolegëve të cilët bashkohen me mua, ky arrestimi që i është bërë zotërisë është një arrestim i paligjshëm pasi nuk kemi konsumimin e ndonjë vepre penale. Kodi penal e ka përcaktuar qartësisht ku thotë se çdo mashkull që kryen marrëdhenie seksuale me një femër që ka mbushur moshën 14 vjeç me dëshirën e saj nuk është se dënohet. Po flasim për martesë dhe ligji nuk e përcakton si një kundërvajtje penale”, u shpreh avokati Duraj.