Avokati i Fatmir Terallarit, 50-vjeçari që vrau kunatin e tij, pasi mësoi që ai i përdhunonte vajzën, Mihalis Vasilikos, është bërë pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’, ka folur rreth ngjarjes së rëndë duke treguar detaje se ҫfarë do të ndodhë me gjyqin.
Advertisements
Avokati Vasilikos, zbuloi skenarët që priten të ndodhin në seancën e radhës që pritet të zhvillohet nesër, ku tha se në rast se pranohet kërkesa e prokurorit, Terallari do kthehet në qelitë e paraburgimin, por nëse pranohet kërkesa e hetuesit, ndaj 50-vjeçarit shqiptar do të vendoset masa ‘detyrim paraqitje’.
Advertisements
Sakaq, ai bëri me dije se së në seancën e mëparshme, ka qenë prezente dhe bashkëshortja e 50-vjeçarit, Elona Terallari.
“Nuk dimë ende qëndrimin e saj para autoriteteve. Elona Terallari nuk ka qenë prezente gjatë masës së sigurisë. Në procesin gjyqësor të Fatmirit , hetuesi ka kërkuar të lihet në fuqi masa ‘arrest shtëpie’, ndërsa prokurori ka kërkuar që Terallari të mbetej në qelitë e paraburgimit. Trupa gjykuese ka kërkuar masën ‘arrest shtëpie’.
Në seancën e ardhshme, nuk do të ketë arrest shtëpie nëse pranohet kërkesa e hetuesit, por Terallari do lihet i lirë, në detyrim paraqitje dhe do depozitojë në shtet një shumë me vlerë 3000 euro. Nëse pranohet kërkesa e Prokurorit, do të rikthehet në paraburgim”, u shpreh avokati i Fatmir Terallarit.