Automjeti përfundon në kanal, vdes shoferi

by author

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e fshatit Muçaj të Vorës.

Advertisements

Policia njofton se 64-vjeçari me iniciale A.A., ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka përfunduar në kanal. Fatkeqësisht, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Advertisements

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i humbjes së kontrollit nga ana e shoferit është bërë pagjumësia ose problemet shëndetësore që ai kishte.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al

TË NGJASHME

Leave a Comment