Detaje të reja! I lidhën këmbët e duart dhe e futën në thes, 14-vjeçarja u vra vetëm pak orë pas rrëmbimit! Roli i babait të viktimës në ngjarje

by author

Vanja Gjorçevska u rrëmbye mëngjesin e 27 nëntorit në hyrje të pallatit ku ajo banonte, pasi u nis për të shkuar në shkollë.

Advertisements

Të dyshuarit kanë pritur derisa ajo ka dalë nga banesa pasi kanë marrë informacion nga organizatori i rrëmbimit, Ljupço Palevski-Palço, e cili është në arrati.

Advertisements

Ishte pikërisht babai i viktimës, që dyshohet se i dha informacion biznesmenit në lidhje me oraret e vajzës së tij.

Adoleshentes i lidhën këmbët dhe duart, dhe e futën në një thes. Më pas e futën në bagazhin e automjetit tip Citroen, që ishte i 74-vjeçarit, Pançe Zhezhovskit, i cili u gjet i vdekur së bashku me adoleshenten.

“U konstatua se dy persona të cilët kanë qenë me ‘Citroen’ dhe pasi kanë marrë informacion një mbrëmje më parë se vajza do të jetë vetëm, e kanë marrë nga hyrja e pallatit, i kanë lidhur duart dhe këmbët, e kanë futur në një thes dhe më pas e kanë vendosur në bagazhin e Citroen. Ata janë larguar në drejtim të Shkupit ku edhe është gjetur e djegur makina”, tha ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Vrasja është kryer në fshatin Brazdë të Çuçer Sandevës. Vanja u vra rreth orës 10 të mëngjesit, gati 2 orë e gjysmë pas rrëmbimit.

Sipas dëshmive të autorëve të arrestuar gjërat dolën jashtë kontrollit sepse Vanya po kërkohej kudo, ndaj të dyshuarit vendosën ta vrisnin, pastaj të mendonin për paratë.

“Ne i dimë motivet, nga deklaratat e të dyshuarve. Paraprakisht, kur janë pajtuar, motivet kanë qenë paratë, të merren para nga nëna e vajzës. Procedura për zhvatje nuk është filluar”, tha Bubevski.

Në deklaratat e tij, babai i adoleshentes, Aleksandar ka mohuar përfshirjen në ngjarje.

Sipas prokurorit të çështjes, Gavril Bubevski, 74 vjeçari Pançe Zhezhovskit, është vrarë për shkak se autorëve iu duhej një makinë për të rrëmbyer Vanja Gjorçevska.

Gjithashtu, sipas prokurorit, viktima Pançe Zhezhovski i kishte një borxh prej 500 euro, autorit kryesor të dyshuar të krimit të dyfishtë, Ljupço Palevski.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski sqaroi se e mitura është rrëmbyer për të zhvatur para nga nëna e saj.

Tre personave ju është caktuar paraburgim, njëri është në arrati kurse babai i të miturës është ndaluar nga policia, si pjesëmarrës në këto ngjarje duke dhënë informacione për vendin e ndodhjes së vajzës. Tek vrasja e së miturës bëhet fjalë për kushtëzim që të merren para nga nëna e vajzës, dhe kjo është bërë në dijeni të një familjari”, tha ministri Spasovski.

TË NGJASHME