E rëndë! Gjenden trupat e pajetë të nënës dhe 4 fëmijëve të saj të vegjël në një banesë

by author

Pesë trupa të pajetë janë gjetur në një qytet në veri-lindje të Parisit. Sipas mediave lokale, viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj të vegjël.

Advertisements

Trupat e tyre u gjetën një apartament rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të hënës në qytetin Meaux, i cili është pak më shumë se 41 km nga kryeqyteti francez.

Advertisements

Fëmijët janë përkatësisht të moshave 10 vjeç, 7 vjeç, 4 vjeç dhe 9 muajsh.

Trupat e tyre u zbuluan “rreth orës 21:00 pas një alarmi të dhënë nga të afërmit të shqetësuar pasi nuk kishin arritur të kontaktonin me ta”.

Ndërkohë raportohet se policia është në kërkim të babait 33-vjeçar, i cili është i dyshuari kryesor i vrasjeve.

Prokurori Jean-Baptiste Bladier konfirmoi për mediat franceze se shërbimi i policisë gjyqësore të Versajës po hetonte.

TË NGJASHME