Lajm i madh! Greqia merr vendimin e ri për punëtorët sezonalë/ Këto janë hapat që duhen ndjekur

by author

Autoritetet greke kanë vendosur që nuk do të ketë asnjë kufizim për numrin e personave që do të të shkojnë në Greqi, ne zonën e Thesprotise si punëtorë sezonalë.

Advertisements

Lajmi e ka bërë me dije ligjvënësi grek Vasileios Giogiakas, dhe e ka përcjellë Jolio Dine, Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD.

Advertisements

Dine shkruan se nuk do të ketë asnjë kufizim për numrin e personave që do të mund të kalojne në Greqi si punëtore sezonale.

“Nje super lajm per gjithe punetoret sezonale ne rajonin e Thesprotise ne Greqi!

Ne komunikim me deputetin e Igumenices, Vasilis Giogiakas, ky i fundit konfirmon se nuk do te kete asnje kufizim per numrin e personave qe do te mund te kalojne ne Greqi si punetore sezonale.

Nga e hena tjeter do te nise edhe dorezimi i dokumentacionit ne sektorin perkates te Emigracionit ne zonen e tyre ne Greqi nga fermeret greke qe do te kerkojne punetore sezonale, te cilet do te mund te kalojne me pas me dokumentacion te rregullt ne Greqi permes pikave kufitare qe jane te hapura,” shkruan Dine.

TË NGJASHME