Programi “Big Brother VIP” në Kosovë do të ndiqen në platformat televizive vetëm të koduara, si edhe programet e filmat për të rritur. Ky vendim është marrë nga Komisioni i Pavarur i Mediave, i cili ka miratuar ndryshimin e Rregullores për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të miturve në shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.
Advertisements
Kryetari i Bordit të KPM-së, Jeton Mehmeti, ka thënë se është bërë vetëm plotësim-ndryshimi i rregullores, me qëllim të mbrohen fëmijët nga përmbajtjet që ndikojnë negativisht në shëndetin e tyre mendor e moral. “Mbrojtja e fëmijëve nga zhanret e reja televizive të emëruara si “reality show” mund të ndikojnë në gjuhën e tyre, sjelljet e tyre. Të gjitha programet “reality show” duhet të jenë të koduara”,- ka thënë Mehmeti, në mbledhjen e 12-të të KPM-së.
Advertisements
Anëtari i KPM-së, Besnik Berisha ka thënë se rregullorja është shume e avancuar dhe do t’i mbrojë fëmijët nga përmbajtjet e dëmshme.