Banorët e fshatit Bishan në Vlorë jetojnë ne hall te madh.
Advertisements
Prej disa muajsh pothuajse të gjitha shtëpitë e këtij fshati kanë rënë pre e marrjeve.
Advertisements
Banorët tregojnë se vetëm në dy muaj kanë ndodhur mbi 100 vjedhje në këtë fshat dhe katër të tjerë pranë tij.
Ata tregojnë se deri më tani policia nuk ka mundur të identifikojë asnjë autor. Po ashtu këta banorë tregojnë se frika i ka detyruar që të flenë me bagëtitë e tyre.
Marrjet e bagtive janë kryer gjatë natës dhe banorëve të këtij fshati u janë marrë lekë dhe bagëtitë.
Banorët thonë:çdo 10 ditë, çdo dy javë merren lopë, viça, shelegë, zogj, pula, ça të gjejnë i vënë përpara. Mund të kenë ngelur shumë pak familje që nuk janë cenuar nga këta hajdutë.
Nuk po flemë në shtëpi po flemë me bagëtitë, jemi bërë si kafshët, rrimë aty te lopa.”
Më tej banorët e këtij fshati tregojnë për “abc news” se grupi vepron në të njëjtën mënyrë në të gjitha fshatrat, por Bishani u duket me i përshtatshëm, pasi ka terren më të lehtë për të hyrë.