Po punonte tokën përballë kalasë, bujku nga Tepelena bën zbulimin e jetës

by author

Një bujk nga Tepelena ka bërë zbulimin e jetës. Duke punuar tokën me zetor, ai hasi një pllakë varri të lashtë, i cili kishte brenda disa enë të cilat mund të konsiderohen thesare arkeologjike.

Advertisements

Gjithashtu brenda ndodheshin edhe monedha të çmuara. Ai njoftoi profesor Ethem Rukën për thesarin e gjetur, që mesa duket i takon shekullit te 3-të e të 2-të para lindjes së Krishtit. Ish-ministri i Arsimit ka reaguar menjëherë në facebook, duke dhënë alarmin se trashëgimia jonë kulturore duhet mbrojtur dhe shpëtuar me patjetër.

Advertisements

Postimi i Rukës
TE SHPETOJME TRASHEGIMINE TONE ARKEOLOGJIKE NE TURAN TE TEPELENES! ESHTE URGJENTE!
Dje postova dicka ne fb per Fortesen e Zharres ne Turan te Tepelenes. Nje banor i zones bashkefshatar dhe miku im, N K, me njoftoi se pak kohe me pare duke punuar me zetor zbuloi nje varr te vjeter qe mesa duket i takon shekullit te 3-te e te 2-te para lindjes se J. Krishtit. Ne varr u gjeten ene qeramike dhe monedha.

Falenderoj shume mikun tim NK qe nuk ka shperdoruar asgje nga gjetjet. Ai eshte nismetari i zbulimit dhe ruajtjes se kesaj trashegimie.Ka rrezik qe kjo varreze te shperdorohet nese nuk merren masa urgjente per konservim dhe germim, ndaj njoftuam te gjitha agjensite arkeologjike te cilat me shume mundesi do te nisen ne terren.Eshte e domosdoshme te ndergjegjesohemi per ruajtjen e trashegimise sone te pasur arkeologjike!


Një ditë më parë profesor Ethem Ruka kishte publikuar në facebook foto nga kalaja e Zharrës në Turan të Tepelenës. Aty afër u bë dhe zbulimi i madh i objekteve arkeologjike nga fshatari i zonës N.K.

TË NGJASHME