Tragjedi në futboll, përplasja e autobusit i merr jetën portierit dhe trajnerit! Pezullohet kampionati!

by author

Tragjedi në futbollin e Algjerisë. Autobusi i ekipit të MC El Bayadh u përfshi në një aksident rrugor dhe për fat të keq një prej portierëve të skuadrës dhe ndihmëstrajneri ndërruan jetë, teksa dhjetë lojtarë të tjerë u lënduan.

Advertisements

Në aksident, siç raporton “Foot Algérie”, humbën jetën dy persona. Portieri Zakaria Bouziani dhe ndihmës trajneri Khaled Zitouni. Klubi algjerian, nëpërmjet kanaleve të komunikimit bën të ditur se gjendja e pjesëtarëve të mbetur të ekipit nuk është shqetësuese.

Advertisements

Aksidenti ndodhi ndërsa skuadra udhëtonte në veri të vendit për në Tizi Ouzou për ndeshjen kundër JS Kabylie, tha Federata Algjeriane e Futbollit. Federata gjithashtu tregoi se autobusi u rrëzua në Tiaret, rreth 150 kilometra (90 milje) nga bregu i Mesdheut, por nuk dha detaje mbi shkakun.

Si shenjë respekti Federata vendosi të “pezullonte të gjitha aktivitetet e futbollit në mbarë vendin këtë fundjavë në të gjitha ligat dhe garat”. Ata shtuan se shorti për raundin tjetër të kompeticionit kryesor të kupës së Algjerisë, i cili ishte planifikuar për më 26 dhjetor, tani do të hidhej në një datë të mëvonshme.

TË NGJASHME