Vetëvrasja e nënkomisarit në Durrës, gazetari zbardh detaje të reja

by author

Gazetari Eraldo Harlicaj, i ftuar në një emision televiziv, tha se vetëvrasja e nënkomisarit , Arben Pjeçi ishte e papritur, pasi ai kishte komunikuar me avokatin e tij për të ankimuar masën e pezillimit të tij.

Advertisements

Ishte konflikti me komshiun, që përfundoi me plagosje, arsyeja që atij iu kërkua largimi nga detyra. Sherri ka nisur mes grave të fqinjëve dhe më pas ka vijuar mes burrave. Pas sherrit në vitin 2022 e kanë denoncuar dhe kanë nisur hetimet që çuan në gjykimin e tij.

Advertisements

“Nënkomisari e kishte marrë me gojë shkarkimin e tij, ndërsa ditëne djeshme priste shkarkimin me shkrim. Sipas avokates dënimi i tij nuk ishte i mjaftueshëm për ta nxjerrë jashtë sistemit të policisë.

Fakti që kishte bërë këtë shërbim prove nuk ishte mjaftueshëm për ta pezulluar nga puna. Ai kishte lënë takim me avokaten që sapo të merrte letrën e pezullimit, në mënyrë që të bënte ankimimin dhe të bënte të gjitha hapat ligjore. Ai ishte i bindur për ta vaxzhduar këtë proces e ëpr të mos dalë nag rradha e policisë”,-tha gazetari.

TË NGJASHME

Leave a Comment