Vrau gruan me shkop/ “Leonidha më tha është rrëzuar”, flet gruaja që iu shërbente të moshuarve në Përmet: Shkoja se më vinte keq, pashë gjak dhe…

by author

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Pëllumbarë në Përmet, ku 82-vjeçari Leonidha Peçi vrau me shkop gruan e tij Afrovitin, ka folur sot gruaja që iu shërbente dhe ndihmonte të moshuarit. Ajo ka treguar se nuk paguhej, por vinte pranë tyre pasi i vinte keq dhe iu çonte qumësht apo ushqime.

Advertisements

Gruaja rrëfeu se ishte njoftuar nga vetë Leonidha për Afrovitin, por se ai i kishte thënë se 80-vjeçarja ishte rrëzuar dhe ishte vrarë. Më pas kishte telefonuar infermieren e fshatit, e cila nga ana e saj kishte njoftuar policinë.

Advertisements

“Më njoftoi vetë Leonidha. Unë shkova pashë që kisha gjak dhe informova infermieren e fshatit. Ajo njoftoi policinë.
Unë shkoja në mëngjes në orën 8:00 iu çoja qumështin. Biseda e fundit me Afrovitin ishte si gjithmonë, nuk më tregoi asgjë. Nuk isha e punësuar. Ndonjëherë iu çoja dhe gjellë se ishin vetëm.

Kur u çova qumështin ishin të dy bashkë. Ishin si gjithnjë. Iu thosha hajde të hamë bukë dhe ai i tha ‘Afroviti hajde të hamë speca’. Unë nuk paguhesha nga familja, shkoja vetë pa pagesë, pa asgjë.

Kur më tregoi, më tha se vdiq. I thashë se nga se vdiq, më tha se ishte rrëzuar, hajde ta ngremë. Unë nuk shkova ta ngrija. Ai ishte i qetë, as nuk qante. Nuk na foli fare mua e infermieres. Infermierja tha se ka mbaruar”, tregoi dëshmitarja e ngjarjes.
Ndërkohë i moshuari ndodhet në spital pas arrestimit pasi ka shfaqur probleme me zemrën.

TË NGJASHME