“Unë u mbyta, u tremba”- Keisi i jep fund raportit me Kristin dhe zbulon takimin me psikologen brenda BBV

by author

Keisi i ka dhënë fund atij raporti më intim që kishte krijuar brenda shtëpisë së BBV me Kristin, raport të cilin ajo nuk preferon ta quajë lidhje. Gjithçka duket se është thyer me hyrjen e Sabianit brenda në shtëpi dhe faktin që ai nuk e kishte mbështetur këtë lidhje jashtë. Këtë e tregojnë dhe vetë fjalët e Keisit me vajzat në BBV, kur i komunikon vendimin që ka marrë për të cilin ka informuar dhe Kristin.

Advertisements

“Ne na erdhën shumë gjëra që mua më mbytën. Për mua është dicka shumë e madhe deri diku ti thyesh besimin babait, okej unë e kalova, nuk ia fal vetes se ndihem keq, e nxorra me kokën lart, ai ka besim te unë…”, shprehet ajo ndër të tjera

Advertisements

“Për zemrën për ndienjat e mia të atij djalit e nuk dua të jem unë ajo që të vazhdoj dicka që deri diku ka një pengesë aty brenda që as vetë nuk e di se çfarë është. Dhe më mirë e lëmë me kaq. Ndoshta një javë, jam lutur aq shumë këto ditë që mos të dalë doja shumë të qendrojë këtu brenda e të paktën 4-5 ditë të marr atë hapësirën time e të tregoj kush është Keisi. Kam harruar të këndoj, të mbaj veten e të krijoj shoqëri. Kam qenë shumë keq e tani jam shumë e çlirët, kisha dhe një takim me psikologen, kisha dy ditë që pata kështu gjendje..Kristi e priti shumë mirë. Më tha që e dija por po prisja të ma thoje ti më mirë.

Më tha që ke mbështetjen time e ke të drejtën e botës. I thashë ne vetëm pëlqehemi nuk është se duhemi, e ta imponosh këtë gjë është e shëmtuar. Ne na erdhën shumë gjëra që mua më mbytën. Për mua është dicka shumë e madhe deri diku ti thyesh besimin babait, okej unë e kalova, nuk ia fal vetes se ndihem keq, e nxorra me kokën lart, ai ka besim te unë…”, i thotë Keisi vajzave brenda BBV ku ka zbuluar se ka pasur dhe takim me një psikologe.

Ndërkohë që Kristit i ka treguar se mes tyre ka vetëm një pëlqim dhe imponimi i të tjerëve e ka trembur.

Biseda mes Keisit dhe Kristit

Keisi: Kjo gjëja jonë nuk të duket e çuditshme? Dua të di çfarë ndjen ti përshembull, për çdo gjë.

Kristi: Kemi kaluar shumë kohë mirë bashkë, kemi shumë komunikim të mirë dhe e kemi qejf njëri tjetrin

Keisi: Mendon se ka rëndësi vetëm pëlqimi? Duhet të ketë dicka më shumë po unë nuk e shikoj atë më shumë. Normalisht do më shumë kohë të vijë ai pëlqimi më i madh
Kristi: Ai pëlqimi më i madh normalisht do shumë kohë, fut dhe faktorin jashtë

Keisi: Nëse të them unë më mirë këtu të vazhdojmë të dy si miq e ta lëmë kështu e vazhdojmë jashtë, si do e merrje, do mërziteshe?

Kristi: Normal që do mërzitesha, por ti duhet të mendosh mbi të gjitha, të mbrosh veten.

Keisi: E di pse po e bëj të gjithë këtë? Se i kam menduar të gjitha gjërat, kam qarë, por tani jam në fazën që mund të flas tamam. Okej hyra këtu, e qetë si jam unë, e gjeta një person që pata një kimi dhe një pëlqim. Ai pëlqimi që kishim në fillim ishte aq i bukur nuk kishte ndodhur ndonjëherë.

Në ditët në vazhdim, njerëzit që po impononin dhe po e bënin atë gjë të dukej sa më e madhe, e po krijonin një lidhje ndërkohë që nuk kishte një lidhje e ne të dy ishim dakort e po thonim që ne po njihemi dhe këta të dy po fusin hundët kot, kjo gjëja i bëri të gjitha gjërat e tjera që u krijuan, që jo erdhi babi, si u pa jashtë dhe mua më trembi shumë kjo gjëja se u krijua një gjë shumë e madhe për jetën time, unë jam 22 dhe është një ulje ngritje e tmerrshme. Nuk e di si e kam ruajtur brenda atë gjë dhe ndaj këto ditë shpërtheva.

Nga imponimi i njerëzve, ishim shumë perfekt, por u tremba nga gruaja, dhëndri, vjehrri, okej janë humor por unë nuk e di si shihet kjo jashtë. Se unë kam ardhur këtu të përfaqësoj veten time të tregoj si këndoj dhe unë këtu kam harruar veten time, kam harruar të këndoj. Harrova veten time. E kjo gjëja më lëndon shumë se bëra shumë për ty, erdha shumë pas teje dhe deri diku harrova veten time. Ti këtu e ke krijuar lojën tënde. E unë bëra për ty e lashë cdo gjë mënjanë.

Kristi: Po mirë dhe unë atë moment i shkëputa shumë nga kjo gjëja.

TË NGJASHME