Tragjedi e dyfishtë/ Babai pësoi infarkt pas debatit me të, i biri i jep fund jetës

by author

Tragjedi e dyfishtë në Fonzaso, në Itali.

Advertisements

Një 50-vjeçar, i cili prej dy ditësh u zhduk nga shtëpia, u vetëvra pas vdekjes së të atit, i cili pësoi infarkt në sy të të birit, pas një debati mes të dyve.

Advertisements

Sipas dyshimeve të para, djali është vetëvrarë për shkak të ndjenjës së fajit.

Pas vdekjes së babait të tij, ai në fakt ishte larguar nga shtëpia dhe ishte zhdukur.

Trupi i tij u gjet dy ditë më vonë në rrëzë të një shkëmbi në Pedesalto. Komuniteti i Fonzaso është tronditur nga ajo që ndodhi. Dy burrat lënë pas gruan dhe nënën e tyre, e cila brenda pak orësh humbi edhe bashkëshortin, edhe djalin e saj të vetëm.

TË NGJASHME