Meridian Ramçaj zbulon detaje të reja në lidhje me ceremoninë e Luizit dhe Kiarës në “BBVA”

by author

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Pardon My French” ka qenë një nga ish-banorët e shtëpisë së BBV, Meridian Ramçaj. Këtë edicion të dytë, Meridiani ka shprehur mbështetjen e tij për një nga banorët që ndodhet brenda shtëpisë dhe që është një prej finalistëve, Luiz Ejlli.

Advertisements

Kur të dalë Luizi pas një mbështetje kaq të madhe 6 mujore, a do të jetë Meridiani njeriu që do ti tregojë rrugën e duhur?

Advertisements

Sinqerisht që nuk e kam menduar ndonjëherë. Unë kam filluar ta mbështes Luizin që me datë 26 dhjetor. Po ta vini re tani nga fundi e kam ulur pak ritmin sepse nuk ka pasur më nevojë. Ai vështirësitë më të mëdha i ka pasur në fillim.

Të gjithë e dimë sa vështirësi ka pasur në fillim dhe unë atëherë e kam mbështetur, tani ai nuk ka nevojë. Nëse do të kërkojë këshillën time padiskutim që do t’ia jap. Nuk besoj se Luizi ka nevojë për menaxhim thjesht ne e kemi parë aty në shtëpi se çfarë intuite ka dhe sa inteligjent është. Unë mendoj që ai po të ndjeki intuitën e tij nuk do gabojë. Është si ato momentet e fundit ku është ai treni i fundit i jetës tënde që jepet një mundësi e artë dhe ti duhet ta kapësh dhe të vazhdosh deri në fund të stacionit të jetës.

Meridiani ka folur edhe për ceremoninë e të shtunës në finalen e Big Brother.

Kemi një super ceremoni të shtunën që do të jetë surprizë për të gjithë. Aty besoj që do të mbyllen shumë gojë, shumë njerëz të cilët kanë pështyrë do fillojnë që ta lëpijnë atë që kanë thënë, do të shikojmë se kush janë me të vërtetë miqtë e Luizit.

Meridiani ka folur gjithashtu edhe për pjesën se si ndikon një format si “Big Brother” tek personat që marrin pjesë dhe luftojnë për çmimin e madh.

TË NGJASHME