Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri kanë qenë një nga dyshet më simpatike të “Big Brother VIP”, marrëdhënia e të cilëve cilësohej shpesh si dashuri-urrejtje.
Advertisements
Zënkat mes tyre ishin të shumta, ama ata vazhdonin të shpenzonin kohë me njëri tjetrin e madje të bënin batuta.
Advertisements
E mesa duket kështu po vazhdon të jetë edhe pas përfundimit të programit.
Armaldo ka postuar një foto në profilin e tij të Instagram-it, ku ka shkruar: “Fito me elegancë, humb me dinjitet”.
Mirëpo ajo çka mori vëmendjen ishte komenti epik i Luizit i cili i shkroi: “Ose mos luaj fare kur nuk di.’, gjë që shkaktoi të qeshura tek ndjekësit si dhe tek moderatorja Arbana Osmani.