Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”, ku është edhe autore e këtij programi.
Advertisements
Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP.
Advertisements
Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.
Deri më tani janë zbuluar disa personazhe VIP që do të marrin pjesë në këtë sezon të “Kepi i Tundimeve”, të cilët janë edhe ish-banorë të “BBV2”.
Kjo për shkak se kanë postuar foto dhe video së bashku në Bodrum të Turqisë atje ku po xhirohet gjithçka.
Ama duket se u zbulua edhe një tjetër ish-banore që do të jetë pjesë e këtij programi dhe ajo është Olta Gixhari. Kjo mendohet të jetë e vërtetë, pasi vetëm pak më parë Olta ka postuar disa foto nga i njëjti vend ku dhe po xhirohet “Kepi i Tundimeve”.
Tashmë na mbetet vetëm të presim të zbulojmë më shumë.