Ronaldo Sharka i preku të gjithë me historinë e tij para pak muajsh në “Big Brother VIP” ku rrëfeu se babai i tij vuante nga një sëmundje e rëndë.
Advertisements
Advertisements
Asokohe, i ati e surprizoi edhe në shtëpinë e famshme ku u shpreh krenar për të birin. Fatkeqësisht, ai nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë dhe u nda nga jeta pak pasi moderator doli nga formati.
Ditën e sotme Ronaldo ka bërë një postim prekës në Instagram. Ai ka ndarë një status ku shkruan:
“Kapuni fort pas detajeve që në dukje janë të çuditshme, por kanë kuptim të madh për të larguarit tanë të zemrës nga kjo botë. Flisni kërkojeni shpirtin e tyre tregojuni atyre për gjërat që kaloni gjatë ditës se do t’iu përgjigjen në një mënyrë ose në tjetrën.
Shpirti i tyre është kudo me ne. Unë e ndjej. Mësohem të jetoj me ikjen ama të jetoj me kujtimet e bukura. Kjo është lufta ime e përditshme prei disa muajsh me të cilën mundohem të përshtas në këtë luftë edhe mamin. Kur dikush largohet, veç trupi i tij nuk është afër ama nëse i kërkon ato përgjigjen në mënyrën më të butë dhe të shenjtë të mundshme”, shkruan ai.