“Për vete dilte me shokët, mua më linte në shtëpi si gomar”, Violeta: Të gjithë burrat kështu janë!(Video)

by author

Violeta është martuar prej 30 vjetësh me Fadilin. Në insertin e saj prezantues në rubrikën “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo shprehet se ndihet si një skllave. Sipas Violetës, ajo nuk ka marrë kurrë konsideratë nga bashkëshorti i saj duke mos pasur do të drejta të barabarta.

Advertisements

Ardit Gjebrea: Pse e ndien veten skllave?

Advertisements

Violeta: E ndiej zoti Ardit, ai sa herë as më ka dhënë llogari në shtëpi, as për lekët, as për një gjë. Vetëm mua më ka bërë si një gomar që vete, ngarkon dru dhe ecën, vetëm këtë diti të bënte për mua. Asnjëherë nuk më ka thënë në shtëpi që ku vete, ku bën, asnjë gjë. Asnjë gjë, vetëm donte të dinte që të hante, të pinte për vete me shokët dhe mua më linte sa herë në shtëpi, si një gomar. Më fal që po ta them.

Ardit Gjebrea: S’ka gjë. Por më vjen keq.

Violeta: Të gjithë burrat në Shqipëri kështu janë.

Ardit Gjebrea: Jooo! (Publiku mohon njëzëri).

Violeta: Të gjithë kështu janë.

Ardit Gjebrea: Publiku çfarë thotë? (Publiku mohon sërish).

Violeta: Gratë i kanë vetëm që të rrinë në shtëpi./tvklan.al

TË NGJASHME